Menu

‘Spastrim etnik’ në Mianmar

Rreth 300 mijë myslimanë Rohingya janë zhvendosur në Bangladesh.

Mianmar

Komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, ka thënë se sulmet ndaj komunitetit mysliman Rohingya në Birmani, i njohur si Mianmar, “janë një shembull i spastrimit etnik”, ka thënë Zeid Raad al- Hussein.

Al-Hussein i ka bërë thirrje Mianmarit që të ndalojë këtë, siç e quajti ai “ operacion ushtarak mizorë” në shtetin Rakhine, me shumicë budiste.

Refugjatët po akuzojnë forcat birmaneze se ata po u’a djegin fshatrat dhe po sulmojnë civilët në përpjekjë për t’i përjashtuar ata.

Ndërsa ushtria në Mianmar, ka thënë se po u përgjigjet sulmeve të militantëve Rohingya dhe thotë se ata nuk po sulmojnë civilët.

Rreth 300 mijë myslimanë Rohingya janë zhvendosur në Bangladesh, që kur ka shpërthyer dhuna me 25 gusht.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*