Menu

Sozia e Nora Istrefit tregon si refuzoi shumën e majme të Dolce & Gabbana(Foto)

Jeta mes Shkupit dhe Tiranës nuk e ka lënë Nicol Spahon pa vëmendjen e kësaj të fundit, përkundrazi.

nora

 

Përfaqësimi në Miss Europe dhe renditja në 10 vajzat më të bukura në këtë kompeticion i dha asaj vëmendjen maksimale duke i siguruar edhe shumë oferta nga kompani të njohura modelingu, kontrata e shumë sete fotografish artistike.

E ftuar në “Padite në Top Channel”, Nicol, duke ndarë një pjesë të eksperiencave të saj në kompeticionet e bukurisë, tha se në këto të fundit, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje ka qenë xhelozia e vajzave për të, por edhe për vendin që ajo përfaqësonte.

Gjithsesi, Nicol është e lumtur me arritjet e veta, madje këtë e tregojnë edhe ofertat dhe projektet për të cilat po punon dhe do t’i vërë në jetë shumë shpejt.

Ndërkohë, ndryshe nga shumë Miss-e apo modele, të cilat mund të bëjnë gjithçka për të arritur famën, Nicol imazhin e vetes e ka shumë të rëndësishëm, aq sa për të nuk do të bënte asnjë kompromis. E pyetur se, nëse do të kishte një ofertë për të pozuar e zhveshur nga “Dolce & Gabbana”, bukuroshja tha se nuk do ta bënte një gjë të tillë, jo plotësisht nudo: “Ndoshta gjysmë”,- tha ajo duke theksuar se, edhe nëse do të pranonte, oferta duhet të ishte nga një kompani e rëndësishme dhe, natyrisht, pagesa jo qesharake.

Sa i përket së ardhmes, Nicol shprehet se: “Kam pasur oferta për jashtë, por jam duke mbyllur fakultetin dhe jam ende në dyshim nëse duhet të shkoj apo jo. Më pëlqen aktrimi dhe kam marrë pjesë edhe në një film me metrazh të shkurtër”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*