Menu

Sot do të ishte 50 vjeç

Sot, kur hije të këqija zgjaten mbi të ardhmen e planetit, do të ishte bukur të mund të imagjinonim që në një shtëpi, diku në një qoshe të botës, po rritet një tjetër Kurt Cobain.

cobain

Sot Kurt Cobain do të ishte 50 vjeç. Për fat të keq ky është 23-vjetori i vetëvrasjes së tij, e cila ka ndodhur më 5 prill 1994. Ndërkohë që në televizionet amerikane dhe europiane ka nisur të transmetohet dokumentari “Kush e vrau Kurt Cobainin?”, në të cilin spikat Tom Grant, një hetues privat i punësuar nga Courtney Love, e veja e Cobainit, për të përcaktuar nëse, pas një arratije nga të pasqaruar mirë nga një qendër rehabilitimi, lideri i grupit Nirvana ishte vrarë.

Veç të tjerash, kufoma e tij u gjet tre ditë më vonë nga një elektriçist, që erdhi për të instaluar një sistem alarmi. Natyrisht Grant siguron një pjesë të madhe materialesh, të cilët i bashkohen intervistave me njerëz të afërt, për të mbështetur teorinë e vrasjes. Teoritë e konspiracionit pothuajse gjithmonë shoqërojnë vdekjen e personazheve të famshëm, dhe shpesh gjejnë terren pjellor në hetimet e nxituara. Dhe të nxituara ishin hetimet për vdekjen e Cobainit, ose ato të Tencos apo Jimi Hendrix. Por, pavarësisht punës së përpiktë të Tom Grant, të paktën deri tani, ai nuk ka zbuluar ndonjë element që mund të vërtetojë përtej çdo dyshimi, se nuk ishte një vetëvrasje.

Nëse vërtetë doni të shihni një histori me pamje, për të rindërtuar parabolën e shkurtër por të jashtëzakonshme, të artistit që ka ndryshuar rregullat e muzikës dhe historinë e një brezi, në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90, është mirë që të shihni “Cobain – Montage of Heck”, dokumentari, i pari i autorizuar, i prodhuar nga vajza e tij, Frances Bean, dhe drejtuar në vitin 2015 nga Brett Morgen. Eshtë një montazh sa iluminues, aq edhe emocionues, i materialeve të nxjerrë në arkivin personal të Cobainit dhe familjes së tij, me materiale filmike të papublikuara më parë, karikatura, fotografi, intervista.

Një qasje, larg nga frika që ka ndjellë një ngjarje, e cila mbetet trauma e madhe kolektive e Generation X. Eshtë e vështirë që perceptimi i trishtuar i kësaj ngjarjeje, të mos jetë i ndikuar disi nga emocionet e gjeneruara prej serisë së tmerrshme të vdekjeve, që goditi botën e muzikës në vitin që sapo lamë pas.

Eshtë edhe më e vështirë për të pranuar, që duhet përkujtuar një gjeni i cili vdiq në moshën 27 vjeç, në vend që të gëzonte frytet e pjekurisë së tij artistike. 27, për fat të keq, është një shifër simbol në botë e rrokut; Ata u quajtën “Klubi 27”. Vdiqën të gjithë në këtë moshë: Jimi Hendrix, Jim Morrison, Janis Joplin, Amy ëinehouse dhe, Kurt Cobain. Kurt Cobain i përket pra, atij grupi të vogël artistësh, që përmes muzikës ndryshuar botën.

Cobain dhe Nirvana, në sajë të “Nevermind”, e bënë Seattle kryeqytetin e ri të rrokut, dhe transformuan muzikën Grunge, jo vetëm në kodin muzikor të viteve ’90, por edhe në një lloj filozofie empirike të jetës, përveç se një stil. Me “Nevermind”, muzika indie nga fenomen skajor, u bë qendër e skenës muzikore, duke prishur rregullat e tregut dhe në të njëjtën kohë, duke nxjerrë në plan të parë personazhe dhe figura të rritura në skajet e industrisë. Mendoni: “Nevermind” doli në vendin e parë të renditjes në SHBA, duke lënë prapa edhe “Dangerous” të Michael Jacksonit.

Një sukses i jashtëzakonshëm, duke nisur nga fundi: Geffen, shtëpia muzikore që e kishte nën kontratë, kishte për qëllim që të shiste 250.000 disqe, duke e konsideruar atë një produkt të vakët. Rrugës drejt vendit të parë, po shiste 300.000 disqe në ditë. Kurt Cobain ishte në gjendje që të rrokte frymën e kohës. Ishte një personazh “kundër” dhe pa veten të shndërrohej në një “mit”. Për fat të keq, iku shumë shpejt: pa të, Krist Novoselic dhe Dave Grohl e mbyllën aventurën e “Nirvana”.

Sot, kur hije të këqija zgjaten mbi të ardhmen e planetit, do të ishte bukur të mund të imagjinonim që në një shtëpi, diku në një qoshe të botës, po rritet një tjetër Kurt Cobain. Por natyrisht, duhet të imagjinojmë që edhe të ketë forcën e karakterit të Rolling Stones. për të mos e vrarë veten në momente dobësie. / Bota.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*