Menu

Sot ditë zie në Kosovë, varroset legjenda Fadil Vokrri

Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dje ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

fadil vokrri
Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dje ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.
Në përkujtim të tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur të dielën ditë zie,

Me rastin e vdekjes së emblemës së futbollit shqiptar, nga ora 12:00 do të organizohen homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Pikërisht në Kuvend me fillim nga ora 14:00 do të ketë edhe një mbledhje komemorative.

Kurse varrimi i Vokrrit do të bëhet nga ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Në kujtim të veprimtarisë dhe jetës së kryetarit të FFK-së, mbrëmë në kryeqytet u ndezën edhe qirinj nga shumë qytetarë.

E ngushëllime kanë shprehur skuadrat ku Vokrri ka luajtur, sportistë e politikanë.

Për vdekjen e papritur të legjendës kosovare ngushëllime kanë shprehur edhe FIFA dh UEFA.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*