Menu

Smartphone si t’u jepet kokainë fëmijëve

U jepni fëmijëve një smartphone? Është njësoj si t’u jepni kokainë.

femija me tel

Nëse u jepni fëmijëve tuaj një smartphone është “si t’u jepni një gram kokainë”.

E ka shpjeguar për The Independent Mandy Sailgari, një psikologe e varësive të përhershme dhe marrëdhënieve familjare.

Gjatë dekadës së fundit, numri i adoleshentëve të ndihmuar nga kjo strukturë është rritur në mënyrë eksponenciale.

“Gjithmonë them se nëse i jepni një fëmije të vogël një smartphone ose tabletë është sikur t’i jepni një shishë vere ose një gram kokainë”, thotë terapistja, duke paralajmëruar prindërit për rreziqet e rrjeteve sociale.

Shumica e pacientëve të saj janë vajza ndërmjet moshës 13 dhe 15 vjeç, të përfshira në të ashtuquajturën “sexting”: dërgimi i imazheve seksualisht eksplicite, përmes celularit të tyre.

“Shumë vajza në veçanti janë të bindura se dërgimi i një fotoje lakuriq përmes smartphone-t të tyre është gjë normale,” thotë psikologia, shkruan bota.al

“Të bindësh adoleshentët që të braktisin telefonin e tyre të mençur është shumë e komplikuar, për ta është një dorë e tretë, por nuk mendoj se është e pamundur, shkollat që u kërkojnë të rinjve të kalojnë kohë larg telefonit të tyre janë të shkëlqyera. Ju mund të mësoni vetëdisiplinimin e fëmijëve tuaj”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*