Menu

Simeone refuzon Interin

Interi ishte i të gatshëm t’i ofronte Diego Simeones çekun e bardhë, por duket se dëshira e tyre është shuar shumë shpejt.

Simeone

Diego Simeone refuzon çekun e bardhë.

Pak ditë më parë në media u publikua lajmi se drejtuesit e skuadrës së Interit, ishin të gatshëm t’i ofronin teknikut të Atleticos së Madridit çekun e bardhë, vetëm që ai të merrte në drejtim stolin e zikaltërve për sezonin e ardhshëm.

Por, duket se dëshira e drejtuesve të klubit italian është shuar shumë shpejt, pasi “El Cholo” pavarësisht ofertës së bërë, nuk ka shfaqur gatishmëri për tu rikthyer në Milano.

Javën e kaluar ka pasur një takim mes Simeones dhe drejtorit sportiv të zikaltërve Piero Ausilio, për të dëgjuar me kujdes planet e këtij të fundit për ringritjen e Interit në nivelet më të larta. Duket se argumentat nuk e kanë bindur teknikun e Atleticos së Madridit. Diego Simeone me shumë gjasa do të vazhdoë të drejtojë stolin e colchoneros dhe dëshira e tij e madhe është që të udhëheqë skuadrën edhe për disa vite, këtë herë në shtëpinë e tyre të re që do të inagurohet së shpejti. Stadiumi i ri i Atleticos do të quhet “Wanda Metropolitana”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*