Menu

Si t’i përgatisni kofshët e pulës

Kofshët e pulës të marinuara me përbërës të përgatitur vetë në shtëpi, janë shumë herë më të shijshme se ato që ju blini.

kofshët e pulës

Mund t’i keni menduar si zgjidhjen më të shpejtë pakot e gatshme me kofsha pule. Por, nuk keni pse vraponi për tek dyqani më i afërt i lagjes për këtë sepse mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpi.

 

 

Përbërësit:

8 kofshë pule,
250 ml vaj ulliri (ose tjetër),
4 thelpinj hudhër,
2 lugë gjelle djathë parmigiano,
1 limon,
Kripë,
Piper i zi,
Piper i kuq,
Majdanoz.

 

Përgatitja:

Në një enë shtoni vajin e ullirit, majdanozin e grirë, lëvoren e grirë imët të limonit si dhe lëngun e tij.
Më pas hidhni edhe hudhrat e shtypura, djathin parmigiano, kripën, piperin e zi dhe të kuq. Përziejini mirë të gjithë përbërësit në mënyrë që të krijoni një masë homogjene.

 

Kofshët e pulës i pastrojmë dhe i lëmë në një kullesë që të kullojnë ujin e tepërt. Më pas i vendosim në një qese që i reziston nxehtësisë dhe në të shtojmë edhe përgatitjen. Mbylleni qesen mirë, tundeni në mënyrë që përgatitja të përhapet njësoj në çdo pjesë të mishit.

 

Më pas vendoseni qesen në frigorifer dhe lëreni për rreth 6 orë. Pas kësaj, vendosini kofshët e pulës të marinuara në tavën e pjekjes dhe mbulojini me një letër alumini.

 

Vendosini në furrë në temperaturën 190 gradë për rreth 50 minuta. Mund t’i ktheni gjatë pjekjes në mënyrë që të piqen njësoj në të dyja anët.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*