Menu

Si të visheni ditëve të ftohta

Jashtë bën shumë ftohtë ndërsa ju keni lënë një takim me djaloshin që ju pëlqen tash ca kohë. Si të visheni në ditë të tilla që të keni ngrohtë dhe të dukeni bukur?

12-12

Vetëm se bën ftohtë nuk do të thotë që të dukeni si dordolec. Vishni rroba që kanë materiale të cilat ju mbajnë ngrohtë dhe shtoni ndonjë gjë, siç mund të jetë xhaketa, dhe do të keni një dukje seksi e dimërore për takimin tuaj.

Më poshtë keni disa ide se si të realizoni këto dukje.

Xhinset janë fantastike për mot të keq. Kombinoni ato me një bluzë, mbi të cilën mund të vishni një xhaketë dhe pallto. Mos harroni një palë çizme me take.

Edhe dimrit mund të vishni fustane. Vetëm sigurohuni që të keni një pallto apo xhaketë që ju mbanë ngrohtë mbi dhe shtoni geta të trasha.

Përdorni fundet që kanë materiale më të trasha. Mund t’i kombinoni edhe me bluzë nga mëndafshi, vetëm vishni një xhemper mbi.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*