Menu

Si ta avancojmë shëndetin

3 shprehi të cilat e avancojnë shëndetin.

shenet femre

Të fillojmë me dëgjimin e organizmit tonë …

Kur e diagnostikuan me Hashimoto thyroiditis, shefja e kuzhinës Phoebe Lapine këtë nuk ia la rastit. Të rrahura të shpejta të zemrës, lodhja, humbje peshe, djersitja janë karakteristika të kësaj sëmundje autoimune, por me trajtim adekuat dhe ndryshime të vogla jetese mund të minimizohen.

Nga përvoja personale Phoebe e ndanë tregimin, por më parë ka filluar ta studiojë dhe dëgjojë organizmin e vet dhe ka arritur këto 3 përfundime.

  1. Eliminimi i ushqimit i cili mund të shkaktojë inflamacione

“Thyroiditis, inflamacioni i gjëndrrës tiroide ka shumë shkaqe të ndryshme. Lloji më i shpeshtë i inflamacionit është proçesi kronik autoimun i cili quhet autoimmune lymphocytic chronic thyroiditis apo Hashimoto thyroiditis. Më pare kam eliminuar kafenë, sheqerin dhe alkoolin – u zhdukën nga jeta ime për 30 ditë. Besoj se shumë njerëz i adhurojnë këto vese. Zvogëloni ngadalë, sepse p. sh. nëse nuk rrini deri vonë nuk ka nevojë të pini kafe. Me rëndësi është të zbulojmë cilat gjëra ushqimore e dëmtojnë shëndetin – a janë p. sh. produktet e qumështit dhe gluteni që shkaktojnë inflamacione në organizëm. Megjithatë, duhet ta gjeni recetën tuaj”

  1. Pjata me ngjyra ylberi
Lexoni edhe këtë:   Ereksioni: problem për të cilin meshkujt nuk flasin

“Këshilloj që në regjimin tuaj të të ushqyerit të rradhitni sa më shumë perime. Ngjyrat e forta të perimeve janë shenja të antioksidantëve, por edhe të përbërësve ushqyes cilësorë të domosdoshëm për trupin”.

  1. Pa preparate industriale për bukurinë

“Përveç kimikateve për shtëpinë, kremat e ndryshme, qumështin për trup etj. duhet shmangur. Thjeshtë lirohuni nga barra toksike dhe njëherë kur merret vendimi shumë më lehtë ecet para në jetë”./femra.net/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*