Menu

Shqiptarët mburren me hashash në Instagram nga burgjet e Anglisë

Shqiptarët janë bërë sërish lajm në mediat angleze. Anëtarët e burgosur të një bande shqiptare kanë postuar video ku tregojnë veten duke pirë drogë në një burg britanik.

Untitled-5

Imazhet tronditëse janë nga më të fundit që dalin nga burgjet e Anglisë dhe tregojnë se si të burgosurit janë duke u gëzuar dhe duke ia kaluar mrekullueshëm, në vend që të kalonin kohë të vështira.

Pamjet e sigururar nga ‘The Sun’ tregojnë anëtarët e bandës famëkeqe të quajtur ‘Hellbanianz’, të cilët janë të vendosur në Barking, në lindje të Londrës, duke kërcyer dhe duke pirë hashash në një qeli burgu.

Ndërkohë, pak ditë më parë, grupi ‘Hellbanianz’ mendohet se është përfshirë në një grindje masive në sheshin Trafalgar të Londrës, ku ata pjesëtarët e këtij grupi ishin mbledhur për të festuar Ditën Kombëtare të Flamurit të Shqipërisë.

Në videon e postuar shihet një person duke vallëzuar nën tingujt e muzikës gangsta rap, ndërsa pi hashash në qelinë e tij. Videoja është postuar në profilin e një personi të quajtur ‘Skilla’, i cili shkruan: “Shqiptarët edhe mbyllur e të rrethuar me mure të larta janë luanë“.

Një tjetër postim, që tregon dy persona që ndajnë një cigare hashash, shkruan: “Ne jemi zotër të rrugëve. Në burg kemi gjithçka, mungojnë vetëm prostitutat“.

Ndërsa një video e tretë e postuar në Instagram përsëri nga brenda burgut shkruan: “Bishat e mbyllur në burg si në Alkatraz, ato që mungojnë janë vetëm vajzat.

Një nga komentet e ashpra i drejtohet madje edhe Familjes Mbretërore duke thënë: “Të q**** qeveria edhe mbretëresha… Dua t’i shoh të gjithë shqiptarët jashtë burgut“. © Lapsi.al

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*