Menu

Shqipëria në ‘Noble Jump’

NATO e ka bërë të qartë se kjo stërvitje nuk përbën një provokim dhe as ka qëllim që të shkaktojë tensione me Rusinë.

Shqipëria në “Noble Jump”

U përmbyll në Rumani stërvitja e përbashkët e vendeve të NATO-s, ku mori pjesë edhe Shqipëria.

Rreth 5 mijë trupa nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Spanja, Britania e Madhe dhe SHBA morën pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s, “Noble Jump 2017”, në Rumani.

Manovrat ushatarake kishin për qëllim të testonin gatishmërinë e task forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s, e cila në parim duhet të jetë gati të dislokohet brenda 28 orësh. Këtë vit, Mbretëria e Bashkuar kishte si mision të udhëhiqte operacionet nga toka dhe ajri. Kjo stërvitje ka dëshmuar solidaritetin dhe vendosmërinë e shteteve anëtare të NATO-s për të marrë masat e nevojshme për të ndërhyrë në mbrojtje të hapësirës territoriale të vendeve të aleancës.

NATO e ka bërë të qartë se kjo stërvitje nuk përbën një provokim dhe as ka qëllim që të shkaktojë tensione me Rusinë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*