Menu

Shoferë kujdes, nga sot pajisjet dimërore janë të detyrueshme

Sot fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

dimri

Sot fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

Vozitësve të cilët nuk do ta respektojnë obligimin, u jepet urdhër-pagesë me gjobë.

Nën pajisje dimërore për automjete me masë më të madhe të lejuar e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, nënkuptohet pneumatikë dimërore në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve në shtresën që shkelë prej katër milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relieveve të shtresës që shkelë minimum prej katër milimetrave dhe zinxhirë për borë me madhësi adekuate për rrotat apo vegla të tjera ndihmëse adekuate.

Pajisja dimërore për automjete me katër rrota, ndërkaq nënkupton pneumatikë dimërorë në të gjitha rrotat me thellësi minimale të relieveve të shtresës së shkelë, prej gjashtë milimetrave apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të relieveve të shtresës që shkelë, prej së paku katër milimetrave.

Zinxhirë për borë nevojitet të posedojë secili automjet me pneumatikë me profil veror, dhe me atë rast, kur automjeti është në lëvizje të vazhdueshme, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku për boshtin e pasmë, ndërsa në rast tjetër, zinxhirë për borë duhet të ketë së paku në boshtin e vazhdueshëm të kyçur.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*