Menu

Shkëmbimi i energjisë -dashurisë

Ligji i shkëmbimit të energjisë, midis një femre dhe një mashkulli.

Screen-Shot-2018-04-08-at-8.47.45-PM-1024x681

Kur një femër dhe një mashkull takohen, ata lidhen në mënyrë energjitike dhe sipas ligjit të enëve komunikuese të gjakut, midis tyre ndodh një shkëmbim energjie. Gjatë puthjeve midis tyre, ndodh më së shumti shkëmbimi energjitik, në të cilën normalisht edhe cilësitë që shkëmbehen, janë në varësi të karakteristikave që natyra i ka falur mashkullit dhe femër. Një mashkull merr energjinë e ideve që karakterizon femrat, kurse një femër energjinë e pushtetit që karakterizon meshkujt. Mirëpo mashkulli që ta vendosë idenë në praktikë, ka nevojë për pushtet, ndaj bëhet i lidhur pas femrës, e cila zotëson energjinë e pushtetit. Nga ana tjetër, një femër e ndjen se pushteti nuk është gjithçka dhe nuk e plotëson atë, ndaj kërkon edhe energjinë e ideve, e cila i ka kaluar mashkullit. Ndaj të dyja palët bëhen të lidhura pas njëra-tjetrës.

Mes gjinisë mashkullore dhe shkëmbimit të energjisë femërore ka ekzistuar me kohë një lidhje natyrale. Nga dita e lindjes çdo fëmijë ka një nënë që e frymëzon, duke i prezantuar forcën e dashurisë amësore; mund të ketë një motër që t’i ketë dhënë dashuri nga ana e saj; mund të ketë pasur një apo disa dashuri të mëparshme. Në çdo femër, një mashkull do të kërkojë atë energji që i bën të kujtojë energjitë dhe dashuritë që i kanë falur më parë femrat e jetës së tij.

E njëjta gjë vlen edhe për vajzat. Që fëmijë ato qëndrojnë në krahët e babait të tyre, lidhen shpirtërisht me ta dhe shohin se si e trajton babai nënën e tyre. Nga ana tjetër, ato mund të marrin dashuri dhe prej vëllezërve, apo të përjetojnë edhe dashuri romantike në jetë. Në çdo njohje, vajzat kërkojnë gjithnjë dikë që t’i ngjasojë mënyrës se si e trajtojnë atë vëllezërit, apo se si i ati e trajton nënën e saj.

Midis një mashkulli dhe një femre në një lidhje, ideja e shkëmbimit energjitik është më tepër një plotësim i të dyja palëve. Meshkujt kanë nevojë për ide, kurse femrat për pushtet dhe duke i shkëmbyer këto cilësi në formë energjie, ata plotësojnë njëri-tjetrin.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*