Menu

Shkaktarët e kancerit?!

Studimi: Ndikon mënyra e jetesës.

kanceri

Pavarësisht kërkimeve, ende nuk është zbuluar shkaku kryesor i kancerit, por studimet shkencore dhe mjekësore tregojnë se mënyra e jetesës është një nga shkaqet që ndikon më shumë në shfaqjen e kancerogjene qelizave.

Madje, sipas studimeve, 1/3 e të gjitha sëmundjeve tumorale, shkaktohet nga ushqimet dhe pijet e papërshtatshme për organizmin tonë. Disa nga këto ushqime për ne janë më të shijshme por absolutisht janë më të rrezikshme për shëndetin, duke nisur nga çdo produkt që prodhohet nga mielli i bardhë.

Ai shkakton një rritje të madhe të nivelit të sheqerit në gjak. Kokoshkat janë shumë të dëmshme, përveç sasisë së lartë të vajrave të hidrogjenizuara, kokoshkat e përgatitura në mikrovalë, janë të rrezikshme pasi kokrrat janë të mbushura dhe të veshura me kimikate, të cilat nga testet kanë treguar se çlirojnë diacetil, një kimikat toksik që shkakton kancer i mushkërive.

Mishi i kuq dhe mishi i pjekur shumë, janë gjithashtu shkaktarë të sëmundjeve kancerogjene, I kuqi sepse përmban nitrat dhe konsumimi i tepërt rezulton në formimin e përbërjeve që sulmojnë membranat mukozale të zorrës së trashës.

Ushqimet e shpejta duhet të largohen nga menuja e çdokujt. Sipas studimeve në SHBA, rreth 34 mijë persona vdesin çdo vit pasi dogët e nxehtë apo zgjedhje të tjera në këtë familje, përmbajnë fosfat natriumi, një vrasës i njohur i organizmit.

Sodat dietike, ëmbëlsirat, peshku apo ushqimet e konservuara, ushqimet e fermentuara, patatinat apo alkooli janë të gjitha gabimet e zgjedhura. Lëngjet, kryesisht të gazuara, dietike apo jo, përmbajnë shumë sheqer dhe shumë kalori.

Ndërsa konsumimi i tepërt i alkoolit mund të rrisë mundësitë për kancer në tru, esophag, liver, stomak etj. Përjashtim këtu bën vetëm vera e kuqe e cila përmban resveratrol, që lufton kancerin. Por sërish duhet të konsumuar në mënyrë të moderuar.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*