Menu

Shihni çfarë bën Juventusi kundër yjeve të MLS. Rezultati(Video)

Andrea Favili është kthyer në yllin e vërtetë të Juventusit gjatë turneut në SHBA, duke treguar se bardhezinjtë kanë që tani në duar një talent për të ardhmen.

yjet e juventusit

Andrea Favili është kthyer në yllin e vërtetë të Juventusit gjatë turneut në SHBA, duke treguar se bardhezinjtë kanë që tani në duar një talent për të ardhmen.

Futbollisti 21-vjeçar vazhdon të shënojë me rregullsi dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe në ndeshjen kundër yjeve të MLS të luajtur në Atlanta.

Djaloshi shënoi golin e avantazhit me një gjuajtje me kokë pas harkimit perfekt të Pereira.

Para fundit të pjesës së parë ku dy palët krijuan më shumë raste, erdhi edhe goli i barazimit, me anë të Martinez, i cili mposhti Shczesnjin.

Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra, edhe pse Juventusi u mundua të bënte diferencën me një tjetër talent që ka spikatur në turneun amerikan, Luka Klemenza.

Por në fund, palët e mbyllën me barazimin 1-1 kohën e rregullt dhe për të përcaktuar fituesit, u deshën penalltitë.

Duket se bardhezinjtë kishin praktikuar mirë të tyret, pasi nuk gabuan asnjë gjuajtje, ashtu si ndaj Benfikës.

Diferencën mes dy skuadrave e bëri Rajt-Filips, i cili goditi shtyllën me tentativën e tij, duke i dhënë suksesin skuadrës italiane në këtë ndeshje miqësore.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*