Menu

Shenjat e mençurisë

Shkencëtarët janë duke u përpjekur me qindra vite për matjen e inteligjencës. Disa thone se mençuria është diçka që mund të parashikohet.

shenjat e mencurise

Shkencëtarët janë duke u përpjekur me qindra vite për matjen e inteligjencës dhe koeficientit të saj (IQ), megjithatë, këto teste të IQ-së janë kritikuar aq shumë për faktin se vlerësohet vetëm një aspekt i inteligjencës, dhe më e keqja, vlerësime totalisht “të gabuara”.

Por, këtu po ju paraqesim 11 mënyra të tjera që mund të jeni më të zgjuar se mesatarja e koeficientit të inteligjencës:

1. Ju flisni më shumë se një gjuhë

Studimet kanë treguar se të zotëroni më shumë se një gjuhë, mund të ndikojë në ngadalësimin e sëmundjes Alzheimer. Kjo gjithashtu ndikon në zhvillimin dhe efikasitetin e trurit të një personi. Sa më shumë gjuhë të flisni, aq më efikas do të jetë edhe truri juaj.

Tom Hiddleston, raportohet se flet 9 gjuhë duke përfshirë: anglishten, spanjishten, frengjishten, greqishten etj.

2. Duke pasur IQ-në më lartë se 100

Koeficienti mesatar i inteligjencës në Britani të Madhe është 100. Edhepse, siç u përmend më sipër, IQ-ja është vetëm një masë e inteligjencës, por që ende përdoret si tregues.

3, Të qenurit fëmija më i madh

Po, më në fund, të qenurit fëmija më i madh është mirë për diçka! Sipas një studimi, janë testuar tre fëmijët duke rezultuar se fëmija më i madh ka pasur më shumë pikë se vëllezërit dhe motrat e tij. Kjo nuk duket të jetë gjenetike, por me mënyrën e bashkëpunimit dhe ndërveprimit familjar.

4. Të qenurit adhurues i maceve

Personat që pëlqejnë macet mendohet të jenë më pak social, por sipas një studimi me 600 studentë të anketuar, është gjetur se rreth 11% të personave që preferojnë më shumë macet se sa qentë, kanë marrë rezultate më të larta të testeve, me anë të matjes së personalitetit dhe inteligjencës.

5. Pirja e alkoholit

Studime të shumta kanë bërë zbulimin se pirja e alkoholit ndërlidhet me inteligjencë më të lartë se sa shumica e personave që nuk e pijnë.

6. Keni përfunduar një diplomë universitare

Vetëm 35% e popullatës punëtore në Britani (16 -64) kanë kualifikim të nivelit të diplomuar. Shumë të tjerë regjistrohen në universitet, por jo të gjithë përfundojnë diplomimin.

7. Jeni mëngjarash

Personat që përdorin dorën e majtë në të shkruarit dhe vepruarit, përbëjnë 10% të popullsisë së botës dhe thuhet se mëngjarashët kanë aftësi më të mira kognitive apo njohëse.

8. Jeni person që shqetësohet

Një studiues ka kërkuar nga 126 studentë të plotësojnë një pyetësor në lidhje me sa shpesh merakosen apo shqetësohen për gjëra në jetë, dhe është gjetur se këta tipa personash kanë inteligjencë më të lartë verbale se lloji tjetër.  Me sa duket, shqetësimi nuk qenka një gjë edhe aq e keqe!

9. Jeni qesharak

Sipas studimeve thuhet se njerëzit që kanë aftësi të jenë qesharak dhe t’i disponojnë njerëzit me shakatë e tyre, priren të jenë më tërheqës dhe të kenë inteligjencë më të lartë verbale.

10.Jeni dembel

Hulumtuesit e Universitetit të Floridës kanë gjetur se njerëzit inteligjentë rrallë herë mërziten nga mendimet e tyre. Efekti anësor i kësaj aftësie është se njerëzit e zgjuar mund të ulen për orë të tëra duke u përhumbur në mendime, dhe kjo është vetëm argëtim për ta.

11. Dyshoni në inteligjencën tuaj

Një dozë e shëndetshme dyshimi, realisht mund të zbulojë se jeni më të zgjuar. Filozofi i lashtë grek Sokrati ka thënë: “E vetmja urtësi e vërtetë është të dish se nuk di asgjë”! Efekti Dunning-Kruger’ i observuar nga Justin Kruger në vitin 1999, thotë se njerëzit inteligjentë janë më të prirur për të zbuluar dhe korrigjuar gabimet e tyre./femra.net/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*