Menu

Shansi i Dytë

Isa Mustafa ia dorëzoi sot me ceremoni shtetërore detyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky është shansi i dytë për të si Kryeministër.

haradinaj mustafaaa

100 ditët e tij si Kryeministër u mitizuan aq shumë, saqë u pati krijuar përshtypja se po ta mbaronte mandatin e tij të parë Ramush Haradinaj, Kosova do të ishte ndryshe.

Ishte viti 2005.

Shansi i tij i parë u ndërpre nga Gjykata e Hagës, e cila ndaj tij ngriti aktakuzë për krime lufte. Haradinaj la detyrën e Kryeministrit, më 8 mars të vitit 2005, dhe u nis drejt Hagës ku dëshmoi pastërtinë e luftës së tij dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postin e Kryeministrit herën e parë e mori nga ish Presidenti Ibrahim Rugova, i cili lidhi koalicion mes LDK’së dhe AAK’së, duke thyer kështu hendekun e krijuar mes ‘krahut të paqës’ dhe një pjese të ‘krahut të luftës’ .

13 vjet më vonë Ramush Haradinaj, pas shumë përpjekjeve, arriti prapë aty ku deshi. Pas koalicionit parazgjedhor me PDK’në ai u bë sërish Kryeministër i Kosovës. Për herë të dytë. Megjithëse me një opozitë shumë të fortë, e me kritika për kabinet të dobët qeveritar, ai tani duhet ta dëshmojë vetën. Të tregojë nëse ato 100 ditët e para të tij si Kryeministër që u mitizuan aq shumë ishin vërtetë ditë ‘për të bërë be në to’.

Ky është shansi i tij i dytë./Politiko.net

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen