Menu

Sfidë Vëllazërore

Fatih Terim: Nuk do të jetë i rëndësishëm aspak rezultati i ndeshjes me Kosovën, pasi me Kosovën luajmë një ndeshje miqësore dhe vëllazërore.

Selektori i Përfaqësueses Turke në futboll, Fatih Terim, thotë se për të nuk do të jetë i rëndësishëm aspak rezultati i ndeshjes së nesërme me Kosovën, pasi me Kosovën luajnë një ndeshje miqësore dhe vëllazërore.

Ai thotë se ndeshja me Kosovën do të jetë një mesazh për FIFA’në, që shumë shpejt edhe Kosova të jetë pjesë e saj.

Terim, para gazetarëve vetëm një ditë para ndeshjes miqësore me Kosovën, ka shprehur falënderimin për pritjen e ngrohtë që i është bërë në Kosovë dhe ndihet tepër i lumtur që ndeshjen e 100-të të tij do ta zhvillojë me Kosovën.

“Nesër do të kemi një ndeshje miqësore, vëllazërore, dhe rezultati nuk do të ketë shumë vlerësim të madh, sepse jemi si dy shtete vëllazërore dhe kryesore është që jemi bashkë”.

“Ndeshja e nesërme është mesazhi më i mirë për FIFA’në dhe UEFA’në, se çka jemi duke bërë me mobilizim dhe ne si shtete zaten e kemi njohur Kosovën, mirëpo ndeshja e nesërme është një përgjigje më e mirë”.

Terim shtoi se kanë pranuar me kënaqësi ftesën e Kosovës për ta luajtur këtë ndeshje, pasi që edhe presidenti edhe kryetari i Federatës turke kanë qenë pro që kjo ndeshje të luhet me Kosovën.

“Posa ka ardhur ftesa për të luajtur me Kosovën, ne nuk kemi hezituar dhe menjëherë e kemi pranuar, pasi shkaku kryesor është se jemi si shtet vëllezër, shteti mik i Kosovës, edhe pse se nuk e kemi pasur në kalendar, por menjëherë e kemi pranuar”.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*