Menu

Sevilla ngjitet në krye

Sevilla ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ka arritur të kapë Real Madrid në kreun e renditjes së La Liga-s.

Sevilla-653x380
Sevilla ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ka arritur të kapë Real Madrid në kreun e renditjes së La Liga-s. Skuadra e Jorge Sampaoli-t i ka dhënë vazhdimësi fitores 2-1 të marrë në mesjavë kundër Leicester në 1/8-at e Champions League duke fituar me të njëjtin rezultat derbin me Real Betis.
Kjo fitore i ka ngjitur bardhekuqtë në kuotën e 52 pikëve, po aq sa kryesuesit e Realit, që do të luajnë nesër në fushën e Villarreal dhe kanë gjithashtu një ndeshje për të rikuperuar.
Nuk ka qenë një fitore e lehtë për Sevilla pasi kanë qenë vendasit ata që kanë kaluar në avantazh në minutën e 36-të me një gol të Durmisi. Reagimi i miqevë ka ardhur në minutën e 56-të, kur Mercado ka kthyer ekuilibrin në takimin, që është zhvilluar në stadiumin “Benito Villamarin”.
Katërmbëdhjetë minuta para fundit të ndeshjes, Iborra ka kompletuar përmbysjen e ekipit të Sampaoli-t duke fiksuar shifrat në 2-1 dhe duke i dhënë ekipit të tij tri pikë që mund të rezultojnë vendimtare në luftën për titull.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*