Menu

Sekreti për lumturinë

Njerëzit të cilët janë gjithmonë të lumtur kanë një sekret të thjeshtë, që ndoshta ne të tjerët e anashkalojmë.

lumturina

Sipas një studimi të ri, ato respektojnë kohën e gjumit prej 7 orësh dhe 7 minuta për të hapur sytë, duke u zgjuar kështu plotësisht.
Të gjithë e dimë që ka një lidhje të fortë midis gjumit dhe të qenurit mirë e të lumtur. Njerëzit, të cilët e klasifikojnë veten “më të lumturit” flenë gjumë të paktën 7 orë në ditë, ndërsa ato që e konsiderojnë veten “më së shumti të lumtur” flenë më pak sesa 7 orë.
Dhe ato që thonë që se janë disi të lumtur, flenë më pak se 6 orë gjumë. Sipas studimit më pak se 6 orë e 48 minuta gjumë do të thotë një mërzitje e vazhdueshme, pakënaqësi në lidhje dhe asnjë ndjesi mirënjohjeje.
7 orë është minimumi i gjumit të rekomanduar për njerëzit e rritur, por ndoshta edhe nëse flini pak minuta më shumë, është akoma edhe më mirë. Sipas studimit të ri të kryer, gratë u munduan më shumë për të fjetur gjatë natës dhe ato që kishin orë më të ulëta, ishin më së paku të lumtura. Sipas studimit, njerëzit që flenë vetëm bëjnë më shumë orë gjumi, ndërsa ato që janë çift flenë më pak.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*