Menu

Sekretet që s’duhet t’i ndash me asnjë

Këto janë sekretet mbi jetën personale, që nuk duhet t’i ndash me asnjë.

jeta personale

Sekreti për të pasur një jetë personale, është të mos u përgjigjesh shumë pyetjeve që të bëhen për jetën personale”, është shprehur Joan Collins. Ekzistojnë disa sekrete, të cilat nuk duhet t’i ndani me askënd, as me miqtë tuaj më të ngushtë. Më poshtë do të mund të lexoni disa prej tyre.

  1. Të dhëna mbi të shkuarën tuaj.

Askush nuk ka pse të dijë mbi çfarë të ka ndodhur ty në të shkuarën. E vetmja gjë që do të bëjnë, është thjesht të të gjykojnë për të, pasi nuk ke nevojë për mbështetjen e askujt për të kaluar diçka që ti vetë e ke kaluar i/e vetëm/vetme.

  1. Synimet për të ardhmen.

Janë bërë plot studime, të cilat kanë arritur në përfundimin se kur nuk i shpreh synimet për të ardhmen tënde, ke më shumë mundësi për t’i realizuar ato. Nëse i shpreh këto synime, ndihesh sikur vullneti për të punuar fort fillon të zbehet tek ty dhe nuk punon po nësoj për t’i arritur ato synime.

  1. Të ardhurat e tua.

Financat e tua janë një e dhënë personale, të cilën nuk duhet ta ndash me të tjerët, pasi me siguri që as të tjerët rreth teje nuk e bëjnë këtë gjë me ty. Mund të ndodhë që të fitosh shumë, por në një muaj të mos mbeten lekë dhe, nëse dikush të kërkon lekë borxh, do të zhgënjehet prej teje.

  1. Problemet e familjes tënde.

Familja është gjëja më e shtrenjtë që kemi dhe nuk kemi pse t’i ndajmë me të tjerët problemet që shfaqen në familjen tonë.Ato janë tepër personale dhe duhet t’i zgjidhim brenda shtëpisë sonë. Edhe nëse i ndajmë me të tjerët, ata nuk kanë për të bërë asgjë, pasi i takojnë vetëm familjes sonë.

  1. Disa nga mendimet e tua.

Jo të gjitha mendimet e tua duhet t’i ndash me të tjerët. Ekzistojnë mendime, apo vendime, të cilat merren dhe duhet të thuhen vetëm përmes veprave, kur t’i realizosh ato. Mos premto gjëra që më vonë mund të mos i realizosh dot, sepse kështu ke për t’i zhgënjyer të tjerët përreth teje.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*