Menu

Seigner refuzon ftesën e “Oscars”

Përjashtuan Polanskin, ftojnë gruan. Aktorja franceze refuzon ftesën e “Oscars”.

1mmanuelle-and-roman-1

Bashkëshortja e Roman Polanskit ka refuzuar ftesën për t’u bërë anëtare e trupës vlerësuese të çmimeve “Oscar”, disa javë pasi Akademia përjashtoi të shoqin e saj.

Aktorja franceze, Emmanuelle Seigner e akuzon Akademinë për “hipokrizi të padurueshme”, pikërisht për shkak të incidentit me bashkëshortin.

Polanski, i cili përballet me akuza shumë të vjetra për përdhunim në Shtetet e Bashkuara, u përjashtua nga Akademia e Arteve filmike dhe Shkencës në muajin maj. Regjisori 84-vjeçar, gjithsesi e ka paditur Akademinë për vendimin e marrë.

Seigner, njëra mes 928 artistëve të ftuar për t’iu bashkuar Akademisë në përpjekjet për të nxitur diversitetin të muajit të kaluar, e dha përgjigjen e saj përmes një letre të hapur të publikuar nga gazeta franceze “Le Journal du Dimanche”.

“Gjithmonë kam qenë feministe, por si mundem ta injoroj faktin që pak javë më parë Akademia e përjashtoi bashkëshortin tim, Roman Polanski, në përpjekje për të zbutur ‘zeitgeist’, po e njëjta Akademi e cila në vitin 2002 e nderoi atë me çmim “Oscar” për ‘The Pianist’? Një rast kurioz amnezie ky. Akademia me shumë mundësi mendon se unë jam e dobët dhe se mund ta harroj faktin që jam e martuar me një nga regjisorët më të mëdhenj të botës për 29 vitet e kaluar”, shkruan ajo mes të tjerash.

Seigner ka punuar në krah të bashkëshortit të saj për filma të tillë si “Bitter Moon”, “Venus in Fur” dhe “The Ninth Gate”. 52-vjeçarja është shfaqur gjithashtu në “The Man Who Laughs”, “The Diving Bell” dhe “The Butterfly”.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*