Menu

Schumacher zgjohet nga koma

Legjenda e Formula 1m Michael Schumacher zgjohet nga koma. Ai la spitalin në Grenoble të Francës për të vazhduar tutje rehabilitimin ‘në një vend të fshehtë’.

Kampion i Formula 1, Michael Schumacher,  ka lënë spitalin në Grenoble meqë nuk është më në gjendje kome.

Familjarë të tij kanë njoftuar se 45-vjeçari do të vazhdojë tutje rehabilitimin ‘në një vend të fshehtë’.

Schumacher kishte hyrë në koma të detyrueshme mjekesore pas një aksidenti me ski në Alpet franceze më 29 dhjetor të vitit të kaluar me ç’rast pati dëmtime të rënda në kokë.

Familja e gjermanit të njohur të F1 ka falënderuar njerëzit që vazhdimisht u kishin dërguar atyre mesazhe mbështëse për kampionin më të madh të Formula 1 të të gjitha kohërave duke thënë se:  “Ne jemi të sigurt se ju e ndihmuan ate në shërimin e tij”.

Ata gjithashtu kanë vlerësuar “punën e shkëlqyer”  siç janë shprehur të personelit mjekësor në spitalin në Grenoble në jug-lindje të Francës.

Përgjatë mjekimit, mjekët ishin detyruar ta mbanin kampion shtatë herë në koma në mënyrë që të intervenonin në uljen e ënjtjes së trurit të tij.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*