Menu

Samsung Galaxy S9 tashmë ka një datë

Samsung konfirmon se modeli i ardhshëm i Galaxy S do të dalë muajin e ardhshëm.

samsung

Dj Koh, presidenti i divizionit mobile të kompanisë, konfirmon se Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ do të publikohet në Kongersin Botëror të Celularëve, në shkurt.

Në fakt më herët u fol se prezantimi do të bëhet në CES të Las Vegas, por zërat u hodhën poshtë nga kompania.

Samsung edhe vitin e shkuar shtyu daljen e Galaxy S8 dhe S8 Plus, duke humbur datën e zakonshme në Kongresin Botëror të Celularëve, për shkak të problemeve me baterinë që pati Galaxy Note 7.

Kongresi Botëror i Celularëve do të zhvillohet nga 26 shkurti në 1 mars 2018. Ka zëra se dizajni i tyre është shumë i ngjashëm me ato S8 dhe S8+.

Edhe pse po bëhet gati për Galaxy S9, kjo nuk e përjashton mundësinë që Samsungu të prezantojë edhe të shumëpriturin Galaxy X.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*