Përbërësit:

2 domate
2 kastraveca
2 karota
5 gjethe sallatë jeshile (ose spinaq sipas dëshirës)
pak kripë
pak majdanoz
150 gram salcë kosi
½ e limonit

Përgatitja: 
Pasi kemi larë mirë sallatën jeshile, e presim me dorë në copa të mëdha dhe i shtojmë në një tas. Karotat, mollët dhe kastravecat i presim në feta të holla dhe ia shtojmë sallatës. I shtojmë kripën, salcën e kosit dhe lëngun e gjysmës së limonit. I përziejmë mirë dhe në fund e zbukurojmë sallatën me feta domatesh dhe pak majdanoz. Sallata juaj e shëndetit është gati!/Shije.al