Menu

Sallatë me makarona dhe ullinj

Kombinojini makaronat me ullinj dhe majonezë sipas kësaj recetë për të bërë një sallatë thjesht të mrekullueshme. Mund ta shërbeni për drekë ose për darkë, si një vakt të plotë.

Sallatë

Përbërësit:

450 gram makarona
2 copa selino
1 spec
½ gotë ullinj
Majdanoz

Për salcën:
¾ gotë majonezë
2 lugë çaji uthull e kuqe
1 lugë çaji sheqer
Kripë
Piper

Përgatitja:
Zieni fillimisht makaronat në një enë me ujë të kripur. Kullojini dhe hidhni në një tas të madh. Hidhni mbi to selinon, specin e prerë dhe ullinjtë.
Ndërkohë, përgatisni salcën në një tas të vogël. Miksoni majonezën, uthullën e kuqe dhe sheqerin. Spërkatini me pak salcë dhe piper dhe përziejini.
Hidheni salcën mbi makarona dhe përziejini mirë. Shtoni pak majdanoz dhe shërbejeni sallatën menjëherë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*