Menu

Sallatë me brokoli dhe lulelakër

Brokoli dhe lulelakra janë dy ndër perimet më të shëndetshme. Kjo sallatë e freskët përgatitet në një mënyrë ndryshe. Provojeni dhe do ta keni pjesë të menusë tuaj çdo ditë.

Sallatë  me brokoli

Përbërësit:

300 gram lulelakër
275 gram brokoli
2 karota
1 thelpi hudhër
30 gram gjethe koriandër
20 gram gjehte majdanoz
120 ml vaj ulliri
45 gram fara kungulli
1/2 lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper

Përgatitja:
Vendosni lulelakrën në një procesor ushqimi dhe lëreni derisa të copëtohet plotësisht. Hidhni edhe brokolin dhe copëtojeni edhe atë. Hidhini në një tas.
Vendosni karotat dhe copëtojini si perimet e tjera. Shtoni hudhrën, koriandrën dhe majdanozin. Më pas hidhini te lulelakra.
Shtoni vajin e ullirit, farat e pjekura të kungullit, uthullën, pak kripë, piper dhe kombinojini mirë. Lërini mënjanë për 10 minuta para se t’i shërbeni.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*