Menu

Sallatë frutash dimërore

Mollët, portokallet, bananet, kivi, shega, mund të na ofrojnë jo vetëm një pamje të këndshme për syrin, por edhe shijen freskuese të servirur në pjatë.

1

Është ajo periudhë e vitit ku pjepri, manaferrat, fiqtë, pjeshkat janë shumë vëshirë të gjenden. Por kjo nuk na ndalon të shijojmë sallatën me frutat dimërore. Mollët, portokallet, bananet, kivi, shega, mund të na ofrojnë jo vetëm një pamje të këndshme për syrin, por edhe shijen freskuese të servirur në pjatë.

 

Ja një ide si ta përgatisni sallatën me fruta dimërore:

Përbërësit:

-500 ml krem ëmbëlsirash,
-2 lugë çaji vanilje,
-2 banane,
-2 mollë,
-4 mandarina,
-2 portokalle,
-3kivi,
-100g rrush,
-gjysmë shege.

Mund t’i shtoni mjaltë apo kanellë nëse e preferoni.

 

Përgatitja:

Në një tas hidhni kremin e ëmbëlsirave dhe shtoni vaniljen. Përzieni me një rrahës elektrik derisa të krijohet një krem i hollë.
Merrni frutat dhe pastrojini, i pritini në forma të ndryshme pasi t’i keni qëruar.
Frutat bashkojini me kremin dhe përziejini me ngadalë në mënyrë që frutat mos t’a humbasin formën e tyre të prerjes. Sallata është gati!

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*