Menu

Saga e Salvator Mundit

Blerësi i vërtetë, princi saudit.

mundi

Saga e të vetmes pikturë të Leonardo Da Vinçit në duar private ka marrë një kthesë të re të premten, me raportimet se inteligjenca amerikane ka identifikuar princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman si blerësin e vërtetë të Salvator Mundit, e shitur në një ankand për 450 milionë dollarë.

Një pretendim i tillë shkakton jo pak habi në mesin e një fushate antikorrupsion në mbretëri, si pjesë e së cilës janë arrestuar 159 liderë biznesesh, përfshirë pjesëtarë të familjes mbretërore. Princi shumë pak i njohur në Arabinë saudite, Bader bin Abdullah, u përmend të enjten si blerësi i pikturës që portretizon Jezu Krishtin, por informacionet e shërbimeve sekrete që citohen nga “New York Times” dhe “Wall Street Journal”, identifikojnë trashëgimtarin e fuqishëm të fronit saudit Bin Salmanin, si pronarin e vërtetë të saj.

Bin Abdullah thuhet të ketë vepruar si ndërmjetës. Në atë që shihet si një ndërlikim i mëtejshëm i çështjes, Muzeu i Luvrit në Abu Dabi njoftoi se e kishte përvetësuar Salvator Mundin, por pa sqaruar nëse ishte blerë direkt nga princat e Arabisë Saudite apo në ankandin ku vepra u shit.

Zhvillimet e së premtes e lidhin edhe më shumë sagën e pikturës me intrigat e mbreterisë e mund të rezultojnë turpëruese për Bin Salmanin. Një blerje e tillë ekstravagante, më e shtrenja në historinë e artit, mund të fuqizojë kritikët e fushatës antikorrupsion në Arabinë Saudite.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*