Menu

Rusisë i ka dalë nga dora kontrolli komandues ushtarak në Siri

Rusia e ka përforcuar propagandën e vet shumë në mungesë të kontrollit komandues ushtarak. Me këtë veprim, ajo e mbulon paaftësinë e saj ushtarake aty ku është e përfshirë operativisht.

rusiiiia

Një burim i sigurt ndërkombëtar që vepron në Kosovë (i njohur për redaksinë), ka thënë se lidhur me faktin që është raportuar në medie, më 17 Shtator 2018, sistemet gjysmautomatike të mbrojtjes ajrore siriane qëlluan një avion rus IL-20. Ndërkohë, udhëheqësit e  Rusisë menjëherë e fajësuan Izraelin për këtë çështje, informatat paraprake të organeve ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, tregojnë se kjo në fakt është kryesisht propagandë ruse për të turbulluar realitetin, sepse Rusisë i mungon komanda dhe kontrolli mbi njësitë e veta ushtarake dhe atyre siriane që operojnë në Siri.

Qeveria ruse nuk është në gjendje të ndërmarrë veprime domethënëse korrigjuese që parandalojnë këto lloj çështjesh dhe në vend të kësaj, ajo fajëson të tjerët për dështimet e veta. Rusia ka vendosur tani t’i japë Sirisë sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore S-300, të cilat më tej përshkallëzojnë mundësinë për një konflikt më të madh. Ky është një provokim i panevojshëm i Rusisë në rajonin e Lindjes së Mesme e cila redukton shanset për stabilitet në rajon.

Veprimet e Rusisë e rrisin mundësinë e një incidenti, qofshin të qëllimshme apo jo midis fuqive më të mëdha rajonale që përfshijnë Izraelin, Iranin, Turqinë dhe tërë koalicionin kundër Asadit. Rusia është e angazhuar në Siri vetëm që të rrisë imazhin e tyre global në dëm të sigurisë globale.

Manipulimi i medias së Rusisë përfshin fajësimin e Izraelit për kërcënimin e aviacionit civil në rajon, gjë që është vështirë që Rusia të fajësohet për rrëzimin e avionit civil të Malajzia Arilines MH17 në vitin 2014, gjë që Rusia ende e mohon. Edhe pas katër vitesh, që nga ky incident, Rusia vazhdon të sajojë “prova” të pavërteta duke i fajësuar palët e tjera.

Veprimet e Rusisë nuk janë investim në paqe, por në të kundërtën. Këto veprime mund të shkaktojnë probleme në një ambient tashmë shpërthyes, ndërkohë civilët nga shumë vende të ndryshme vazhdojnë të jene ende në rrezik. Më tej, Rusia ka zhvilluar një fushatë të dezinformimit të shpejtë duke e fshehur mundësinë që qeveria siriane mund të ketë qëlluar qëllimisht avionin rus.

 

 

 

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*