Menu

Rrogat e futbollistëve

Ronaldo i dyti, por do të mahniteni me emrat e tjerë.

Euro-bank-notes-close-up-full-frame

Me arritjen e marrëveshjes të zyrtarizuar në ditën e djeshme, Ronaldo e ka kaluar në listën e lojtarëve më të paguar yllin brazilian, Nejmarin, por sërish është mbrapa Lionel Mesit.

Tashmë portugezi do të paguhet 31 milionë euro në sezon nga ana e Juventusit, ndërsa Lionel Mesi fiton rreth 40 milionë në sezon te Barcelona. Në listën e 10 futbollistëve më të paguar, ka vend edhe për surpriza, teksa ka disa lojtarë “të harruar”, por që fitojnë jo pak në llogaritë e tyre.



Kështu ish-futbollisti i Çelsit, Oskar, fiton 24 milionë euro në sezon te Shangai, ndërsa Hulku rreth 20 milionë euro te po i njëjti ekip. Nga ana tjetër Maskerano do të paguhet 19 milionë euro në sezon te Hebei, ndërsa Gabi pas kalimit nga Atletiko Madrid te Al Sadd, do të marrë 19 milionë euro.

 

1 – Lionel Messi (Barcelona): 40 milionë euro

2 – Cristiano Ronaldo (Juventus): 31 milionë euro

3 – Neymar (Paris Saint Germain): 30 milionë euro

4 – Andres Iniesta (Vissel Kobe): 25 milionë euro

5 – Oscar (Shangai SIPG): 24 milionë euro

6 – Alexis Sanchez (Manchester United): 22.5 milionë euro

7 – Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 20 milionë euro

8 – Hulk (Shanghai SIPG): 20 milionë euro

9 – Javier Mascherano (Hebei CFFC): 19 milionë euro

10 -Gabi (Al-Sadd): 19 milionë euro

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*