Menu

Rreth 10 mijë franga të falsifikuara, 4 persona në pranga

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe sekuestrohen rreth dhjetëmijë franga zvicerane që dyshohet të jenë të falsifikuara.

franga

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe sekuestrohen rreth dhjetëmijë franga zvicerane që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të një operacioni policor, më 25.10.2018, në rrugën  Prishtine –Ferizaj, në hyrje te Prishtinës,  ka ndaluar një veture të dyshuar me targa vendore, në të cilën ishin katër (4) persona”, njofton PK-ja.

Personat e dyshuar, sipas policisë, të cilët janë arrestuar janë:

R.S. lindur me 1963, m/sh/k,

A.S. lindur me 1975, m/sh/k,

Y.B. lindur me 1983, m/sh/k dhe

M.F. lindur me 1976, m/sh/k.

“Gjatë kontrollit të veturës  është gjetur një thes me monedha metalike, monedha prej  5 (pesë) franga zvicerane – metalike dhe monedha prej 2 (dy) euro– metalike. Të njëjtat janë sekuestruar përkohësisht nën dyshimin se janë të falsifikuara”.

“Sasia e monedhave të sekuestruara është: 1994 x 5 CHF, ku vlera nominale është 9970 franga zvicerane, 8 x2  EURO, ku vlera nominale është 16 euro dhe vetura e përdorur në rast.”

Policia, me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake-Gjykata Themelore Prishtinë, ka kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur 2 (dy) armë – revole.

Me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Prishtinë, 4 (katër) të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë në mbajtje.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*