Menu

Rregullat për t’u dobësuar

Jeni shumë të stresuar?

dobesimi

Arsyet se përse nuk arrini të dobësoheni mund të jenë nga më të ndryshmet, psikologjike dhe fizike. Po, sepse për të humbur peshë, duhet një impenjim serioz dhe i vazhdueshëm.

Pra, përveç dietës dhe një aktiviteti të moderuar fizik, është e nevojshme të ndiqni disa këshilla të dobishme, të bazuara pikërisht tek arsyet që shpesh nuk ju lejojnë të dobësoheni në mënyrë efikase.

Nuk jeni gati psikologjikisht

Humbja e peshës, veçanërisht kur kilet janë të shumta, kërkon impenjim dhe qëndrueshmëri me kalimin e kohës. Nëse nuk jeni gati psikologjikisht, atëherë nuk do të arrini të merrni rezultatet e shpresuara. Në këtë këndvështrim, është e rëndësishme të keni edhe mbështetjen e familjarëve dhe të miqve, të cilët duhet t’ju inkurajojnë!

Kur vendosni të ndiqni një dietë, në radhë të parë duhet ta bëni për veten tuaj! Sigurisht, të tjerët mund edhe t’ju ndihmojnë, por e rëndësishme është që zgjedhja për të humbur peshë, të jetë mbi të gjitha, personale.

Nuk keni durim mjaftueshëm

Kushdo që nis një dietë mendon se mund të humbasë peshë shumë shpejt. Por, në të vërtetë bëhet fjalë për një proces gradual, që shpesh parashikon edhe faza të ndryshme.

Për shembull, zakonisht është e mundur të humbisni më shumë peshë në fillim të dietës sesa gjatë vazhdimit të saj. Kjo të paktën mund të ndodhë për dy arsye. Së pari, në fillim të dietës eliminohen më shumë lëngje sesa yndyrë. Së dyti, trupi ka tendencë të mësohet me një regjim të ri dietik (që për këtë duhet të konsultoheni nga një dietolog).

Shkoni në shtrat shumë vonë

Shtatë orë gjumë janë minimumi i orëve që duhet të bëjnë ata të cilët duan të dobësohen. Sipas disa studimeve, kilet e tepërta mund të varen edhe nga gjumi i pamjaftueshëm, përveçse nga metabolizmi i dobët dhe niveli i lartë i kortizolit (hormonit të stresit) dhe glicemisë.

Jeni shumë të stresuar

Sipas një studimi, një femër ose mashkull i/e stresuar, ka tendencën të konsumojë më shumë sesa një individ që nuk është i tillë dhe si rezultat djegin 104 kalori më pak, pas një vakti të bollshëm. Pra, një tjetër motiv i mirë për t’u dobësuar është eliminimi i ankthit dhe i stresit.

Nuk pini mjaftueshëm ujë

Përveç këshillave të sipërpërmendura, kur vendosni të humbni peshë, rekomandohet t’u drejtoheni specialistëve, të cilët kombinojnë ushqimin me stilin e jetës dhe me moshën që ju keni. Mos harroni se, për t’u dobësuar duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, akoma më mirë nëse janë të freskëta, pasi ju garantojnë një nivel të mirë hidratimi.

Dhe më e rëndësishmja, ju këshillohet të pini të paktën një litër ujë në ditë. Ndryshe nga se mund të mendohet, mbajtja e ujit varet pikërisht nga mungesa e lëngjeve, të cilat e detyrojnë trupin të magazinojë ato pak të mbetura si rezervë. Për t’u dobësuar, provoni edhe çajrat bimore, të posaçme për dobësim, si dhe përfitimet që ju vijnë nga të ecurit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*