Menu

Rosberg: ëndrra në realitet

Ka festuar si i çmendur në pistë, por gjithçka ka qenë e merituar për pilotin gjerman të Mercedes, Nico Rosberg, që sot u shpall për herë të parë në karrierën e tij kampion i botës në Formula 1.

roseberg

Ka festuar si i çmendur në pistë, por gjithçka ka qenë e merituar për pilotin gjerman të Mercedes, Nico Rosberg, që sot u shpall për herë të parë në karrierën e tij kampion i botës në Formula 1. Vendi i dytë në pistën e “Yas Marina”, në garën e fundit sezonale të zhvilluar në Abu Dhabi ka qenë i mjaftushëm për Rosberg, që ka rivalizuar me shokun e skuadrës deri në kthesën e fundit për fitore. Por, nga ana tjetër, edhe është mbrojtur nga sulmet e Sebastian Vettel me Ferrari, që u rendit i treti. Ndaj dhe emocionet e përjetuara në xhirot e fundit kanë qenë të mëdha për pilotin gjerman në pistë. “Nuk ka qenë një ditë normale për mua. Nuk ishte një garë e mirë, por ia dola mbanë, bëra ëndrrën realitet”, u shpreh Nico Rosberg pas garës

 

Më tej, në podium, në intervistën e parë pas garës, me lot në sy, Nico Rosberg ia ka dedikuar këtë fitore familjes së tij. “Ky titull është për bashkëshorten dhe fëmijën tim, që më kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës. Por edhe për të gjithë ata që besuan tek unë”, tha Rosberg, që më pas iu drejtua babait të tij, i cili gjithashtu është shpallur kampion në Formula 1 34 vite më parë. “Jam i kënaqur që arrita të bëhem kampion bote, ashtu si babai im. Por duhet të përgëzoj Lewis, që bëri një sezon fantastik dhe për mua ka qenë tepër e vështirë ta mposht”, deklaroi Nico Rosberg, që festoi gjatë me fansat dhe familjen e tij pas garës.

 

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*