Menu

“Ronaldomania” vijon

S’ka fanela me nr.7 deri në shtator.

ronaldo

Blerja e Cristiano Ronaldos nga Juventusi ka ende një jehonë të fortë, jo vetëm ne Torino por në mbarë botën.

Është arritur deri aty sa në dyqane tashmë nuk gjenden më fanela me numrin 7 të sulmuesit portugez, një situatë kjo që do të zgjasë deri në muajin shtator pasi të kenë filluar të gjitha kompeticionet

Sipas të përditshmes rorineze ‘Tuttosport’, Juventus i ka shitur të gjitha fanelat e Ronaldos në pikat e tij të shitjes dhe në internet.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshme në momentin e parë janë shitur plot 55 mijë fanela të Ronaldo Cristiano Ronaldos. Në bazë të llogaritjes së kryera nga ekspertët e marketingut, shifra e arkëtuar nga shitja e këtyre fanelave është 6.3 milionë Euro, 10-12% e së cilës do të shkojë për llogari të Juventusit.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*