Menu

Ronaldo vs Messi

Cili ka statistika më të mira në vitin 2017?

Ronaldo vs Messi

Dy lojtarët më të mirë në botë janë favoritë të mëdhenj për të qenë në maje të Goal 50 përsëri, por kush ka performuar më mirë në 12 muajt e kaluar?

Cristiano Ronaldo vs Messi. Është një storje që vazhdon vit pas viti dhe do të vazhdojë për një kohë të gjatë edhe pasi të dy lojtarët t’i varin këpucët, transmeton Express.

Është e qartë se në nivel klubi, Ronaldo ka avantazh ndaj Messi në vitin 2017, pasi 32-vjeçari e ka ndihmuar Real Madridtin të bëhet skuadra e parë që i fiton dy tituj të Ligës së Kampionëve radhazi me dy gola në fitore kundër Juventusit. Real Madirdi e fitoj edhe La Ligën dhe Super Kupën e Spanjës duke e lënë Messin me vetëm Copa del Rey në sezonin 2016-17.

Në nivel internacional, të dy lojtarët u kanë ndihmuar kombëtarëve të veta përkatëse të kualifikohen për Kupën e Botës Rusia 2018. Messi shënoi hetrik për t’ia siguruar kualifikimin Argjentinës në ndeshjen e fundit në grup ndaj Ekuadorit.

Me skuadrën, Cristiano Ronaldo ka statistika më të mira sepse ka fituar shumë trofe, por individualisht, Messi ka vazhduar të mahnitë, veçanërisht në La Liga me Barcelonën.

Në përgjithësi, argjentinasi ka bërë më mirë duke shënuar më së shumti gola brenda vitit, pra 51 në total në 56 ndeshje. E Ronaldo i ka shënuar 45 gola në 51 paraqitje. /Express/

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*