Menu

‘Ronaldo në Manchester United’

Ramon Calderon: Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Manchester Untied.

Ronaldo

Ramon Calderon, ish presidenti i Real Madridit, mendon se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Manchester Untied.

Lajmi se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid i ka zgjuar të gjithë në këmbë. Për të ardhmen e sulmuesit portugez ka folur edhe ish presidenti i Los Blancos, Ramon Calderon.

Calderon, i cili e kishte transferuar Ronaldon në Real nga Manchester United, mendon se portugezit është vështir t’i ndërrohet mendja.

“Unë mendoj se është shumë e vështirë për të ndryshuar mendjen e Ronaldos. Unë e kisha të njëjtën situatë me Manchester Unitedin kur ai donte të largohej dhe unë e bleva. Ai tha, ‘Dua të largohem’ dhe kjo ishte ajo”, ka deklaruar Calderon për BBC Sport.

“ Si president, nuk mund të bësh asgjë tjetër veçse të mundohesh të arrish një marrëveshje sa më të mirë. Unë shpresoj se ai nuk ka vendosur të largohet, por nëse ai tashmë e ka ndarë mendjen, do të jetë e vështirë të ndryshohet situatën”, tha ai.

Calderon mendon se Ronaldo do të transferohet në Manchester Untied, nëse përfundimisht do të largohet nga Real Madridi.

“Marrëdhënia e Ronaldos me Mourinhon në Madrid nuk ishte e mirë, por kjo nuk do të thotë se ai nuk dëshiron të kthehet në Manchester”, mendon Calderon.

“Ai e vonoi transferimin në Madrid për një vit, sepse Alex Ferguson ishte si një baba për të. Ai e donte klubin, tifozët, qytetin dhe unë nuk e përjashtoj një rikthim në Manchester United”, ka përfunduar Calderon. /Express/

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*