Menu

Ringritja e Hamilton

Lewis Hamilton në dy muajt e fundit ka bërë hapa gjigandë përpara drejt fitimit të një tjetër titulli kampion Bote në Formula 1.

Hamilton

Janë 3 fitore rradhazi, 5 suksese në 6 garat e fundit dhe 6 pikë më shumë se Nico Rosberg në klasifikimin e përgjithshëm.

Lewis Hamilton në dy muajt e fundit ka bërë hapa gjigandë përpara drejt fitimit të një tjetër titulli kampion Bote në Formula 1 që për anglezin do të ishte i 4-ti në karrierë dhe i 3-ti radhazi.

Pas 4 fitoreve të Rosberg në 4 garat e para të gjithë menduan se ky ishte viti i gjermanit, por titulli i parë kampion Bote me Mercedesin do të vazhdojë të mbetet thjeshtë një ëndërr për pilotin me origjinë finlandeze sepse pas triumfit të Hamilton në Hungari, vështirë se britaniku do ta lëshojë më vendin e parë.

Edhe pse diferenca në klasfikim mes të dyve është shumë e vogël vetëm 6 pikë, bookmakers-at e kuotojnë me koeficientin 1.25 fitimin e titullit nga ana e Hamilton dhe ata që  në lojë vënë paratë kur bëhet fjalë për kuota kaq të ulta rrallë gabojnë.

Sezoni i Lewis Hamilton filloi të merrte një tjetër rrjedhë që nga gara e Monacos. Fitorja në Prinicipatë e ndihmoi anglezin të rriste presionin ndaj shokut të skuadrës dhe pavarisht vendit të 5-t që regjistroi në Baku, 3-herë kampioni i Botës ka shkëlqyer gjatë muajve të fundit. Mbeten edhe 10 gara deri në fund të kampionat dhe plot 250 pikë në lojë por pavarsisht gjithckaje gjasat janë që Lewis Hamilton të fitojë titullin e tretë kampion radhazi në Formula 1.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*