Menu

Rikthehet frizura e viteve ‘80

Këtë sezon është i veçantë rikthimi i këtij stili, i quajtur mullet. Bëhet fjalë për prerjen mashkullore, i shkurtër para dhe i gjatë pas, që rikthehet si tendencë.

floket


Mashkullor në lindje si stil, por i adoptuar nga femrat, mullet vjen nga vitet e famshme ’80. Në fakt është adoptuar që në pasarelat e sezonit të kaluar, i kthyer dhe në vjeshtë-dimër 2017-2018, modeli i flokëve të David Bowie e Bono Vox duket se nuk do të perëndojë kurrë.

I projektuar si trend, forma e saj asimetrike, vjedh shpirtin e femrave të vendosura, të sigurta që kërkojnë diçka më shumë. Parukierët e njohur thonë se kjo lloj prerje nuk i përshtate kujtdo, pasi është refleksion i një personaliteti të fortë dhe ndryshe nga e zakonshmja.

Ndërsa përsa i përket llojit të flokut do ishte mirë që të mos ishte floku i denduar dhe i trashë, pasi krijon volum dhe prerja ka tendencën të fryhet e të humbasë formën. Prandaj kjo prerje ka lindur në Evropën Veriore ku nga natyra njerëzit kanë flokë të hollë dhe të imët.

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*