Menu

Receta për ‘kunefe’

Kunefe është një ëmbëlsirë tradicionale turke.

kunefe

Por kjo ëmbëlsirë është e njohur dhe në shumë vende të tjera të botës si dhe në vendin tonë. Prandaj ne po ju sjellim recetën e saktë sesi t’a gatuani këtë ëmbëlsirë të thjeshtë dhe mjaft të shijshme.

 

Përbërësit:

500 gr kadaif,

400 gr djathë krem,

100 ml qumësht,

150 gr gjalpë i shkrirë,

300 gr sheqer 200 ml ujë,

Lëng nga gjysma e limonit.

 

Përgatitja e Kunefes: 

Grijmë kadaifin shtojmë gjalpin dhe i përziejmë të dyja. Në tepsinë e furrës shtrojmë gjysmën e kadaifit. Në një enë përziejmë qumështin me kremin e djathit, shtrojmë masën sipër kadaifit.

 

Sipër kremit të djathit shtrojmë dhe pjesën e dytë të kadaifit. Pjekim në 170 gradë C për 30 minuta deri sa të skuqet. E nxjerrim nga furra dhe e lemë të ftohet. Sherbetin ia hedhim kur ta konsumojmë.

 

Sherbeti: Ziejmë sheqerin dhe ujin me lëngun e limonit për 4 minuta që kur merr valë, ja hedhim ëmbëlsirës të nxehtë.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*