Menu

Reçel me boronicë

Si të përgatisni këtë lloj reçeli me boronicë.

Reçel me boronicë

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë e reçelit të boronicës, duke përfituar edhe nga sezoni i tyre dhe vlerat shëndetësore që këto fruta mbartin. Ato përmbajnë antioksidantë të quajtur anthocyanins, të cilat janë përbërësit që u japin atyre ngjyrën blu. Këto antioksidantë “anthocyanins” ndihmojnë në rregullimin e sistemeve antioksiduese dhe anti-inflamatore në trupin tonë.
Çfarë ju duhet:
4 filxhanë me boronica të freskëta;
2 lugë gjelle mjaltë;
2 lugë gjelle fara chia;
Si ta përgatisni:
Vendosni farat chia në një enë me 4 lugë gjelle ujë. Lërini të qëndrojnë për 10 minuta. Më pas hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe lërini për 3-4 minuta. Kombinimi i të gjtihë përbërësve bashkë do të formojë një reçel fantastik. Ju bëftë mirë!

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen