Menu

Reçel frutash

Një mollë apo një pjeshkë, së bashku me një sërë frutash të tjera janë ideale për të përgatitur një reçel në fare pak minuta. Ato mund ta bëjnë vaktin tuaj më të shijshëm.

reçel frutash

Ja si ta përgatisni një të tillë:

2 pjeshkë (në vend të tyre mund të përdorni edhe mollë apo fruta të tjera)
2 lugë gjelle me fara Chia
2 lugë mjaltë
1 lugë e gjysmë me lëng limoni

Përgatitja:

Në fillim do të lani mirë pjeshkët. I prisni në kubikë dhe i grini imët në blender (bashkë me lëkurën). Ndërkohë i shtoni edhe mjaltin, limonin, farat chia deria të krijohet një pastë homogjene. Në fund e vendosni masën e krijuar në një kavanoz qelqi dhe e ruani në frigorifer.

Lëndët ushqyese që ka ky reçel:

2 lugë gjelle nga ky recel përmban:
35 kalori
1 gram proteina
7 gram karbohidrate
2 gram fibra
4 gram sheqer
1 gram yndyrë
1 mg sodium

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*