Menu

Reali forcon titullin

Reali i Madridit duhet t’i falënderohet Isco's për fitoren ndaj Sporting Gijon dhe udhëtimin drejt titullit.

Real

Reali i Madridit duhet t’i falet Isco’s për fitoren e arritur ndaj Sportingut të Gijonit në ndeshjen e radhës në Ligën Spanjolle.

Skuadra e Zinedine Zidane arriti të fitojë me rezultatin 3-2 në një ndeshje që u duk se po shkonte drejt barazimit. Gijon shënoi i pari që në minutën e 15 me anë të Duje Çop, por festa e skuadrës asturiane nuk zgjati shumë pasi në të 17 Isco barazoi 1-1, rezultat ky që mbeti i tillë deri në fund të 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë u pa e njëjta pamje, Sporting Gijon kaloi sërish në avantazh me Mikel Vesgen, por kundërpërgjigjja e Los Blancos ishte e menjëhershme pasi Alvaro Morata shënoi një tjetër gol për ta duke e çuar rezultatin në 2-2.

Kur u mendua se Gijoni po arrinte t’i rrëmbente një pikë Realit të Madridit, Isco shënoi edhe golin e tretë duke i dhuruar suksesin skuadrës së tij që vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*