Menu

Re lufte në Ballkan, Erdogan iu kujton grekëve si shpëtuan pa u bërë ‘peshk i kriposur’

Erë lufte në rajonin tonë, i cili duket se e meriton plotësisht shprehjen “fuçi baruti”. Kohët e fundit protagonistë janë shtetet e Greqisë dhe Turqisë, tensionet mes të cilave po shkojnë në kulm.

Erdogan

Erë lufte në rajonin tonë, i cili duket se e meriton plotësisht shprehjen “fuçi baruti”. Kohët e fundit protagonistë janë shtetet e Greqisë dhe Turqisë, tensionet mes të cilave po shkojnë në kulm.

Me thirrje veçanërisht provokative dhe që shkaktojnë përsëri tension, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i është përgjigjur deklaratave të fundit të homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos, nëpërmjet një fjalimi të ashpër.

Fjalët e presidentit autokrat turk, të mbushura me fyerje dhe kërcënime për Greqinë, u thanë gjatë konferencës së partisë së tij në provincën Sakarya, pikërisht aty ku në vitin 1921 forcat turke kanë ndërprerë marshimin e ushtrisë greke drejt Ankarasë.

“Ata që duan të rifreskojnë kujtesën e tyre, le të shkojnë t’i hedhin një sy historisë së tyre të kohëve të fundit. Ata që hedhin fjalë më të mëdha sesa përmasat e trupit të tyre, para se të lexojnë përralla, le të lexojnë një libër të vërtetë historie. Le të mësojnë shumë mirë sesi shpëtuan pa u bërë peshk i kriposur në Sakarya dhe si i braktisën këto vende duke u hedhur në det. E thashë dhe e them përsëri: Nuk kemi asnjë synim për territoret dhe sovranitetin e askujt”, tha Erdogan.

Një javë më parë, nga zona e Pierias pranë Selanikut, presidenti grek Pavlopoulos, duke çuar një mesazh drejt Ankarasë kishte theksuar se, Greqia ia ka bërë mëse të qartë Turqisë bashkë me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n, se Traktati i Lozanës nuk lë asnjë boshllëk që mundëson ndryshimin e kufijve, e as nuk rishikohet apo riaktualizohet, dhe nuk krijon aspak zona të diskutueshme në detin Egje.s.n

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*