Menu

Ramos shpëton nga dënimi i UEFA-s

Serxhio Ramos mund të ketë shpëtuar nga dënimi i mundshëm i UEFA-s vetëm falë një shkalle, ose më saktësisht një hapi që ai nuk ka hedhur në minutat e fundit të takimit mes Realit dhe Juventusit të cilin e ndoqi në hyrje të tunelit që çon nga dhomat e zhveshjeve në fushë.

Ramos

Lojtari u pa duke mbështetur skuadrën e tij dhe në fund duke polemizuar edhe me trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri, i cili nuk ngurroi ta quante të “pafytyrë” si dhe të kërkonte nga gjyqtari i katërt që ta largonte nga aty meqë ishte i pezulluar për këtë ndeshje.

Që mbrëmë u fol për një dënim të mundshëm të mbrojtësit për ndeshjen e parë gjysmëfinale, por me sa duket, një shkallë e shpëton atë nga ndëshkimi disiplinor.

Rregullorja e UEFA-s parashikon sanksion nëse lojtari i pezulluar gjendet në “level pitch” (nivelin e fushës). Por te Reali të gjithë insistojnë se Ramos nuk ka shkelur asnjëherë në fushë, duke qëndruar gjithmonë më poshtë në shkallaret e tunelit që të çon në dhomat e zhveshjeve.

Ai hap që kapiteni i madrilenëve nuk ka hedhur, teknikisht e bën atë të pandëshkueshëm nga UEFA pasi të pezulluarit lejohen të qëndrojnë në dhomat e zhveshjes apo në tunel në ndeshjet e Ligës së Kampioneve.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*