Menu

Rakitic: Nëse nuk e fiton Botërorin, Messi sërish më i miri në botë

Ivan Rakitic nuk ka kursyer elozhet për Lionel Messin i cili sipas tij është lojtari më i mirë në botë.

rakitiq

Ivan Rakitic nuk ka kursyer elozhet për Lionel Messin i cili sipas tij është lojtari më i mirë në botë.

Messi, 30-vjeçar, është ende në kërkim të trofeut të parë të madh me Kombëtaren e Argjentinës, me presionin ndaj tij që është kthyer për të triumfuar në Rusi.

Por, Rakitic, Kombëtarja e të cilit do të luajë kundër Argjentinës, Islandës dhe Nigerisë në Grupin D, ka thënë se Kupa e Botës nuk do ta ndryshonte Messin.

“Natyrisht se ai e meriton Kupën e Botës për atë se kush është ai. Futbolli nuk është tenis, nuk mund t’i bëni presion Messit duke thënë se ai vetë duhet t’ia fitojë Argjentinës Botërorin”, ka thënë Rakitic.

“Ai e meriton atë, por janë 32 vende që e kanë ëndrrën e njëjtë. Nëse e fiton në fund, të gjithë do të jemi të lumtur për të. Megjithatë, historia e tij nuk do të ndryshojë edhe nëse s’e fiton”, shtoi ai.

“Nëse jeni më i miri, jeni individualisht pavarësisht se a e fiton një apo 50.000 tituj. Një Kupë e Botës nuk do ta ndryshojë domethënien e Lionel Messit për futbollin”, theksoi ai.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*