Menu

QKUK-ja kryen një operacion të veçantë: Mjekët ia heqin plumbin 20-vjeçarit pa ia prerë kraharorin

Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë arritur që të kryejnë operacionin e radhë të heqjes së hejës së predhës nga kraharori i një djali 20 vjeç pa e hapur atë.

qkuk

Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë arritur që të kryejnë operacionin e radhë të heqjes së hejës së predhës nga kraharori i një djali 20 vjeç pa e hapur atë.

Ky operacion nga ana e mjekëve është cilësuar i veçantë si dhe i pari i këtij lloji që kryhet në Kosovë. Ai ka zgjatur 19 minuta. Kështu ka njoftuar doktori Salih Krasniqi, shkruan Express.

“Operacioni i rrallë për herë të parë në Kosovë. Heja e predhës (plumbit nga kraharori i majtë afër zemrës me metodën VATS (pa hapje të kraharorit) të një djali 20 vjeç. Operimi ka zgjatur 19 minuta”, ka shkruar doktori.

Operacioni është kryer në njërën nga klinikat e QKUK-së në ditën e sotme.

 

 

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*