Menu

Qëndroni higjienik

Evitoni rreziqet e pjesëve intime.

intime

Në organet gjenitale të femrave, ashtu si në lëkurë, në gojë, në aparatin tretës etj., janë të pranishme një numër i madh bakteresh të cilat ndikojnë për të ndërtuar atë që quhet “ekosistem”, ku jetojnë mikroroganizma të mira dhe më pak të mira.

Prania e baktereve të mira është e rëndësishme pasi paraqet një sistem mbrojtës që ndalon bakteret e këqija të cilat shkaktojnë sëmundje, të cilat zhvillohen.

Kur një femër pastron pjesët intime duhet të bëjë kujdes të mos dëmtojë bakteret e mira dhe për këtë duhet të dijë disa rregulla që siç mund t’i lexoni më poshtë, transmeton Klan Kosova.

-Lajini mirë duart para se të pastroni pjesët intime

-Pjesët intime nuk duhen fërkuar me forcë por as të mos lahen

-Këshillohet që të laheni jo më shumë se një, maksimumi dy herë në ditë dhe nuk këshillohet që të përdoret gjithmonë sapuni, por vetëm ujë

-Gjatë ciklit menstrual është e rëndësishme që të laheni rregullisht sa herë që ndryshoni pecetë

-Pas çdo raporti seksual këshillohet që të laheni

-Në fillim të pastrimit merruni me anën gjenitale dhe më pas atë anale, për të shmangur që bakteret të kalojnë nga anusi në vaginë

-Substancat e parfumosura dhe deodorantët intimë shkaktojnë irritim dhe reaksione alergjike

-Mos tharja mirë e pjesës intime shkakton irritim, ashtu si mbajtja gjatë e rrobave të lagura

-Shmangni uljet në banjo publike

-Përdorimi i përbashkët i peshqirëve rrezikon marrjen e disa infeksioneve

-Është e rrezikshme pasja e një raporti vaginal pas një raporti anal, pa u larë, pasi mikrobet mbarten drejt vaginës dhe shkaktojnë infeksione të ndryshme, shkruan noa, transmeton Klan Kosova.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*