Menu

Qalaj refuzon t’i suspendojë policët që përfituan pensione si të “sëmurë mentalë”

Për të parën herë prej themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës nuk ia ka zbatuar një rekomandim këtij institucioni, shkruan sot Koha Ditore.

policia

IPK-ja muaj më parë i ka dorëzuar një rekomandim drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës që të suspendojë rreth 100 policë të të gjitha niveleve, të cilët marrin pensione si persona me “probleme mentale”. Ky rekomandim nuk është zbatuar nga drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

Në një bisedë për gazetën Qalaj ka thënë se rekomandimi nuk do të zbatohet për shkak se IPK-ja në rekomandim pretendon që “policët e sëmurë” nuk mund të kryejnë funksione në polici.

“Në rekomandim është cekur që këta policë përbëjnë rrezik për policinë për shkak që nuk janë në gjendje ta kryejnë punën e tyre. Por unë të gjithë këta policë i kam dërguar në kontrolle mjekësore, dhe të gjithë kanë rezultuar të shëndoshë, kështu që nuk mund t’i suspendoj me arsyetimin se nuk janë në gjendje t’i kryejnë detyrat, kur ata mund ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Qalaj.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*