Menu

PyeongChang mirëpret Olipiadën Dimërore

Përmes një ceremonie do të hapen sot zyrtarisht Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore të cilat do të zhvillohen në qytetin PyeongChang të Koresë së Jugut.

olimpike

Përmes një ceremonie do të hapen sot zyrtarisht Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore të cilat do të zhvillohen në qytetin PyeongChang të Koresë së Jugut.

Lojërat do të nisin me një ceremoni, e cila do të zgjasë rreth 3 orë në stadiumin olimpik PyeongChang me një kapacitet prej 35 mijë personash dhe do të zgjasin deri të dielën më 25 shkurt.

Koreja e Jugut, e cila në vitin 1988 ka organizuar Lojërat Olimpike Verore, për herë të parë në historinë e saj ka fituar të drejtën për organizimin e Olimpiadës dimërore.

Qyteti PyeongChang, ku do të zhvillohen lojërat ndodhet 130 kilometra nga kryeqyteti Seul i Koresë së Jugut dhe 96 kilometra nga rajoni i çmilitarizuar mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut.

Në Olimpiadë, ku do të garohet për 102 medalje në 15 disiplina, 3.894 sportistë dhe zyrtarë do të akomodohen në fshatin olimpik.

Në lojërat olimpike dhe paralimpike do të jenë në detyrë 22.400 vullnetarë. Gjithashtu theksohet se nga e gjithë bota kanë bërë aplikime për të qenë vullnetarë 91 mijë persona, ku 14 për qind e të pranuarve janë nga vendet përtej oqeanit.

Gjatë lojërave, rreth 3.000 punonjës do të qëndrojnë në një fshat të dytë të ndërtuar në Gangneung.

Medalja e Lojërave Olimpike është projektuar nga koreanojugori Lee Suk-woo. Emri “Soohorang” i tigrit të bardhë të prezantuar në maskotën e lojërave përbëhet nga fjala “Sooho” që në gjuhën koreane ka kuptimin mbrojtje dhe nga fjala “Ho-rang” në kuptimin tigër, shkruan aa. Lojërat kanë mundësuar edhe krijimin e një ure mes dy Koreve të cilat që prej dy vitesh nuk kishin marrëdhënie diplomatike.

Sportistët e Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes nën flamurin “Koreja e Bashkuar”, dhe për herë të parë pas lejes së dhënë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në lojëra do të garojnë ekipi i femrave të Hokejit të Koresë së Bashkuar.

Artikuj Te Ndryshem

Fjala Jote

Dergo Pergjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*